E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton rregulloren për anëtarin e 3-4 të GNV

KQZ miraton mes debatesh rregulloren për mënyrën e hedhjes së shortit për anëtarin e tretë e të katërt të grupeve të numërimit të votave. Në mbledhjen e nesërme, në KQZ do të hidhet shorti për plotësimin e grupeve për cdo KZAZ. 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit projekt – udhëzimin për mënyrën e hedhjes së shortit për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit.
Ndonëse me debate dhe pas 30 minutash pushim, ndërmjet dy seancave, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë miratuar me unanimitet të plotë, 7 vota pro dhe asnjë kundër, udhëzimin i cili përcakton procedurat e hedhjes së shortit për përcaktimin e partive politike të cilat do të kenë të drejtën të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt në grupet e numërimit të votave.
Përfaqësuesi i Partise Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti propozoi një tjetër rregullore të hedhjes së shortit, propozim i cili nuk gjeti konsensusin e anëtarëve të KQZ-së, duke bërë që këta të fundit të miratojnë propozimin e administratës, të përcaktuar edhe nga Kodi Zgjedhor. Në mbledhjen e ditës së nesërme, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të hidhet shorti për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numerimit të votave për cdo KZAZ. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›