E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron Darel Hart me “Mealjen e Mirënjohjes”

Presdienti Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” Darrel Hart me motivacionin: “Për kontributin në drejtimin e Misionit ICITAP në Shqipëri”. Hart vlerësoi progresin e bërë dhe reformat e kryera në strukturat e Policisë vitet e fundit. 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me Medaljen e Mirënjohjes z. Darel Hart me motivacionin: “Për vlerat dhe kontributin e tij në drejtimin e Misionit ICITAPdhe për cilësinë e lartë të asistencës, duke ndikuar direkt në rritjen e standardeve të Policisë së Shtetit”.
Hart vlerësoi progresin e bërë dhe reformat e kryera në strukturat e Policisë së Shtetit vitet e fundit duke e falenderuar kreun e shtetit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori Amerikan Ëithers, drejtori i përgjithshëm i policisë, Prenci e të tjerë. Duke diskutuar për procesin e afërt të zgjedhjeve u vlerësua se Policia e Shtetit do të ketë një rol vendimtar në ruajtjen e klimës zgjedhore dhe në mbarëvajtjen e këtij procesi elektoral, që për vendin tonë mbart një rëndësi të madhe, në kuadër të integrimit euroatlantik. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›