E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartat" Berat, banorët rrezikojnë të drejtën e votës

Në Poshnjë të Beratit nga rreth 3400 persona pa pasaportë kanë aplikuar 2920 persona, duke bërë që pjesa tjetër të rrezikojnë votën më 28 qershor. Banorët e kësaj zone shprehen të shqetësuar dhe për vonesat në tërheqjen e kartave. 

BERAT- Probleme me aplikimin për kartat e identitetit paraqiten dhe në qarkun e Beratit. Në Poshnjë të Beratit nga rreth 3400 persona pa pasaportë kanë aplikuar 2920 persona, duke bërë që pjesa tjetër të rrezikojnë votën më 28 qershor.
Gjithashtu, në këte komunë nuk figurojnë të dhënat e aplikimeve të 328 banorëve nga fshatrat Kuc, Hinkë dhe Syzezë.

Banorët e kësaj zone shprehen të shqetësuar dhe për vonesat që po hasin në tërheqjen e kartave. Sipas tyre edhe pse kanë aplikuar prej kohësh ata nuk po arrijnë dot të marrin kartat për shkak të vonesave të krijuara në prodhimin e tyre. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›