E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton sot fondin e parave për partitë

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot projektvendimin për përcaktimin e sasisë të fondit publik që do t’u shpërndahen si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013.

Një tjetër vendim që pritet gjithashtu të merret në mbledhjen e sotme të këtij institucioni është ai për miratimin e vëzhguesve të Institutit Demokratik të Kosovës për monitorimin e procesit elektoral. Në rend dite do të kalojë për shqyrtim edhe projektvendimi për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës dhe kryetarin e njësisë bashkiake nr.1, qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›