E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja programi i Norvegjisë deri më 7 qershor

Federata norvegjeze e futbollit ka publikuar programin stërvitor që do të ndjekin nordikët gjatë javës për ndeshjen e 7 qershorit me Shqipërinë në "Qemal Stafa". Ndryshe nga kuqezinjtë, që i kanë nisur prej disa ditësh përgatitjet, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë mbyllur sezonin, norvegjezët, të cilët janë në mes të kampionatit, do të grumbullohen sot në Oslo. Në orën 15:00 do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore. Të martën pasdite dhe të mërkurën në mesditë norvegjezët do të vijojnë stërvitjen në stadiumin "Ulleval" të Oslos, për të mbërritur në Tiranë me çarter në mbrëmjen e 5 qershorit. Të enjten, përgatitjet e norvegjezëve do të vijojnë në "Qemal Stafa" në orën 18:00, ndërsa pak para se të nisë seanca e fundit stërvitore, trajneri Olsen do japë konferencën për shtyp. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›