KQZ miraton sot shpërndarjen e bazës materiale
Fletët e votimit do të vendosen brenda ambienteve të KZAZ-ve, dhe për ruajtjen e tyre do të ngarkohen strukturat lokale të Policisë së Shtetit.
TIRANE-Komisioni Qendror i Zjedhjeve pritet të nisë sot shpërndarjen e fletëve të votimit për komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, në përputhje me numrin e zgjedhësve. Burime zyrtare nga ky institucion bënë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se, fletët e votimit do të vendosen brenda ambienteve të KZAZ-ve. Dera e godinës do të dylloset nga nëpunësit e administratës së KZAZ-së dhe për ruajtjen e tyre do të ngarkohen strukturat lokale të Policisë së Shtetit. Në bazë të Kodit Elektoral, janë KZAZ-të ato që përcjellin materialin zgjedhor drejt qendrave të votimit, jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit. Në rang vendi numërohen gjithsej 4751 qendra votimi, me gjithsej 3.084.067 zgjedhës. Sipas përllogaritjeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit e prodhuar është 2% mbi numrin e zgjedhësve, që në total përllogaritet me rreth 3.145.748 fletë votimi. Partia Socialiste akuzoi pak ditë më parë KQZ-në se, nuk ka respektuar sipas saj, procedurat e parashikuara në Kodin Elektoral lidhur me përgatitjen dhe shpalljen e listave të votuesve për çdo qendër votimi si edhe për përcaktimin e numrit të tyre. “Marrja e informacionit për listat e votuesve nga Ministria e Brendshme dhe mossigurimi i numrit të qendrave të votimit nga njësitë vendore përmes Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, ka çuar në shkeljen e Kodit nga KQZ-ja”, - pretendon selia rozë.
(s.g/BalkanWeb)