Dibër, digjet punishtja e drurit, mister shkaqet
Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth orës 10:00 kur punishtja ka marrë flakë dhe lënda drurësore brenda saj ka ndihmuar në djegien e plotë të ambienteve brenda disa minutash. Policia nis hetimet
DIBER-Një punishte druri është djegur tërësisht në Maqellarë të Dibrës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo në njerëz. Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth orës 10:00 kur punishtja ka marrë flakë dhe lënda drurësore brenda saj ka ndihmuar në djegien e plotë të ambienteve brenda disa minutash. Policia e Dibrës e sinjalizuar për ngjarjen ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet. Mësohet se flakët nuk kanë shkaktuar dëme e të lënduar në njerëz, përvec dëmeve të mëdha materiale. Policia po heton për shkaqet e nisjes së zjarrit, të cilat momentalisht mbeten të panjohura.
(d.b/BalkanWeb)