KQZ, miraton tabelën për qarkun e Fierit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me unanimitet tabelën për qarkun e Fierit. Në tabela përfshihen edhe qendrat e votimit 3188 e 3185 për të cilat Partia Demokratike kërkoi rivlerësim, kërkesë që nuk u mor parasysh nga KQZ-ja. Në qarkun e Fierit, PS-ja ka marrë 9 mandate, PD-ja 6 dhe 1 mandat e ka marrë LSI-ja.
Më herët, KQZ-ja miratoi me votë unanime vendimet për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Elbasanit. Sipas vendimeve, të 14 mandatet e Qarku të Elbasanit ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve; 7 i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 7 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim". Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Elbasan: Lulzim Basha, Ardian Turku, Ardiana Gjoni, Rahim Çota, Dashnor Sula, Luçiano Boçi dhe Subi Hida.
Ndërsa kandidatët fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegush Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka dhe Skënder Hasa.