E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në KQZ, nënkryetarja Subashi braktis mbledhjen

Debate të ashpra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pranimin nga KQZ-ja të kërkesës së PS-së për ankimim në qarkun e Beratit. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi ka braktisur mbledhjen. Largimi i Subashit ka ardhur pas një debati të ashpër anëtarin e KQZ-së Njazi Krosovasti. Nënkryetarja e KQZ-së, ka kërkuar që KQZ-ja të pranojë ankimimin e PS-së për qarkun e Beratit. Po ashtu ajo i kërkoi kreut të KQZ-së të pezullojë mbledhjen. Shtyrje të mbledhjes kërkoi edhe anëtari i KQZ-së propozuar nga PS-ja, Genc Gjonçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›