KQZ ndan mandatet për qarkun e Beratit
Pas përfundimit të ankimimit të Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor për qarkun e Beratit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot mandatet për këtë qark. 8 mandatet e Beratit janë ndarë mes Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. PS ka fituar në Berat 4 deputetë, PD ka fituar 3 deputetë dhe LSI ka fituar 1 deputet. Deri më tani rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit i japin 70 mandate koalicionit të djathtë, 66 mandate koalicionit të PS-së dhe 4 mandate koalicionit të udhëhequr nga LSI.