Rama: Kolegji, vendim të padrejtë për Beratin

Kryetari i Partisë Socialiste, ka reaguar për rrëzimin nga Kolegji Zgjedhor të ankimimit të PS-së për qarkun e Beratit, duke deklaruar se vendimi ishte skandaloz. "Dje drejtësia nuk dha drejtësi. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Beratin ishte skandaloz", tha Rama. Kryesocialisti tha se pushteti po mbyll dita ditës çdo kanal të pavarur të drejtësisë. "Dje pushteti mbylli procesin e transparencës në Berat. Berisha vodhi në mënyrë të pandershme një mandat të PS-së në Berat", pohoi kreu i PS-së. Më tej, Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste do t'i kundërvihet këtij pushteti të kurruptuarish."Ne do zbardhim krimin elektoral të 28 qershorit. PS do dalë nga kjo betejë me sigurinë misioni i saj është të shpëtojë demokracinë e sakatuar", shtoi ai. Në fund të fjalës së tij në konferencën për shtyp, Rama tha " PS ka moral të luftoje për një politikë të re për ndryshim".