E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ky viti i investimeve të mëdha

Pavarësisht faktit se Shqipwria kaloi një vit elektoral ajo do të njohë investimet më të mëdha në historinë e saj. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Sali Berisha, tha se Shqipwria gëzon një ekonomi mëse të shëndoshë. Sipas Berishës, tre mujori tjetër do të jetë shumë herë më i mirë se ky që lamë i cili shënoi një rritje ekonomike në masën 6 %. Berisha bëri të ditur se tre mujori i dytë është kohë e artë për bujqësinë, ndërtimin dhe importin e energjisë, sektorë strategjikë që garantojnë rritjen ekonomike.
Duke iu referuar buxhetit suplementar që për këtë vit ndryshe nga sa ishte bërë traditë e mandatit të parë të qeverisë Berisha këtë vit mungoi, kryeministri tha se kjo ka ardhur si rezultat i negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri tha gjithashtu se është në praktikën e kësaj qeverie të mos ndërmarrë tenderime vjeshtore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›