E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, ndryshojnë mandatet nëLezhë, e majta 3, e djathta 4

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar talebën përfundimtare të qarkut Lezhë, duke përmbyllur kështu procesin e miratimit të rezultateve në të gjitha qarqet e vendit. Pas diskutimeve të vazhduara gjatë gjithë mbledhjes së KQZ lidhur me tabelat e rezultateve të 10 qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 13, në qarkun e Lezhës, është miratuar me 4 votat e anëtarëve të pranishëm rezultati përfundimtar.
 
Më miratimin e tabelës përfundimtarë të qarkut lezhë, ndryshojnë edhe mandajetet për këtë qark. Kështu me këtë ndryshim rezultati futet në Parlament Vasil Bici i Partisë Demokratike, pasi koalicioni i djathtë merr katër mandate, dhe e majta rezulton me 3 mandate.

Për miratimin e rezultatit përfundimtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përdorur tabelat elektronike origjinale për 10 qendra votimi nga 248 në këtë qark.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›