E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e Berishës në pritjen e ambasadës/ Kokalari: Si një fëmijë i zemëruar që i heqin lodrat nga dora

arvizu-berisha156_0Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari ka komentuar mungesën e kryeministrit Sali Berisha në pritjen e organizuar nga ambasada amerikane me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA.

I pyetur nga gazeta Dita, Kokalari thotë se Berisha veproi si një fëmijë i zemëruar, që i kanë hequr lodrat.

Kjo mungesë ishte një gjest shumë i gabuar nga Berisha, i cili pasi u përpoq aq shumë me Podestën duke shpenzuar edhe kohë edhe para për ti bërë përshtypje Amerikës, me këtë bojkot ka treguar se nuk është edhe aq burrë shteti. Më tepër, ai ka vepruar si një fëmijë i zemëruar që i kanë hequr lodrat…, tha Kokalari.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka ironizuar në fjalimin e tij edhe me atë që PD e shiti si ikje e tij e parakohshme, duke thënë se me kënaqësi do të jem në seancën e parë të parlamentit të ri në shtator./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›