KQZ nis mbledhjen, PS: KQZ të ndërhyjë tek KZAZ 49

Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj kërkoi përmbylljen e procesit zgjedhor për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit dhe këshillit bashkiak.
Ai kërkoi shkarkimin e anëtarëve të KZAZ-së 49. "I kërkoj KQZ-së të ndërhyjë për ta mbyllur procesin ose në të kundërt të shkarkojë komisionerët e PD-së, të cilët po e zvarrisin atë në kufijtë e paligjshmërisë", tha ai.
Pas kësaj kërkese, reaguan demokratët në KQZ, ku Njazi Kosovrasti, ku ka theksuar se komisionerët socialist po bëhen pengesë në KZAZ-në nr 52. “Pse nuk na thoni çfarë po ndodh në KZAZ numër 52 ku komisionerët tanë kërkojnë një të drejtë legjitime dhe aty komisionerët tuaj ua mohojnë dhe shkaktojnë tensione. E më kërkoni të merrem unë me KZAZ nr 49, ne ndërhymë aty dhe bëmë mirë kur ndërhymë për fletët e kontestuara, por pretendimet nuk janë siç i thoni ju, por të kundërta”, theksoi përfaqësuesi demokrat.
Pas kësaj, KQZ vendosi shkarkimin e sekretarit të KZAZ-së nr 59 në kryeqytet, Eduart Ahmeti me kërkesë të PS dhe miratoi emërimin e znj. Enkelejda Omerit. /Start/
2011-05-16 10:53