E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronari vret me thikë qiraxhiun

Viktima është shtetasi Sami Kapllani, 57-vjeç. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar shtetasin, Ylvi Kodra, 61-vjeç.

“Për hetimin e kësaj ngjarje, aktualisht është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët po merren me procedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore”, theksoi policia në komunikatën e saj. Autori, u kap në flagrancë së bashku me armën e ftohtë të krimit, në tentativë duke u larguar nga banesa, pak momente pasi kishte kryer krimin.

Paraprakisht, dyshohet se motiv i ngjarjes së rëndë, të jetë mos shlyerja e një pagese të qerasë nga ana e viktimës, pasi ky i fundit jetonte me qira në banesën e autorit. Ndaj shtetasit Ylvi Kodra, po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “Vrasjes me dashje”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-16 13:30
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›