KQZ nis pasdite numërimet e Njësisë 5

Në mbledhjen e paradites u diskutua për ankimimet e partive për zona të ndryshme të vendit, ndërkohë që pas mbledhjes, kreu i KQZ-së Arben Ristani sqaroi se numërimi pasdite do të bëhet për njësinë bashkiake nr. 5 në kryeqytet.
"Rreth orës 19:00 do të fillojmë me KZAZ-në nr. 49, me të cilën do të përmbyllim procesin e numërimit të votave të pavlerësuara në Tiranë", tha Ristani. Prej katër ditësh, KQZ vijon me numërimin e fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara.
Pas numërimit deri dje të 89 kutive me fletë të kontestuara, kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha ka siguruar 150 vota, kundrejt 63 votave të marra nga kandidati i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama. /S.Ll/Start/
2011-05-21 15:11