E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Politika të ruajë qetësinë

 Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, tha se politika duhet të lërë mënjanë retorikën e saj destruktive.

“Në këtë klimë të kësaj arritjeje të madhe dhe tepër të rëndësishme për të ardhmen evropiane të shqiptarëve LSI i bën thirrje politikanëve dhe forcave politike të lënë mënjanë retorikat destruktive, të ruajë qetësinë, të respektojnë procesin zgjedhor në të gjitha etapat e tij si dhe të respektojnë institucionet e pavarura në veprimtarinë e tyre të bazuar vetëm në ligjin dhe Kodin Zgjedhor”, theksoi ai.

Vasili shtoi se politika shqiptare duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e objektivave të integrimit evropian si e vetmja mundësi për zhvillimin e vendit. /S.Lleshi/Start/

 

                                                                                             2011-05-21 14:43
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›