E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nis shkatërrimin e CD-ve që kanë regjistruar procesinNga Tema Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur asgjësimin e CD-ve që kanë regjistruar procesin zgjedhor dhe që kanë qenë alibia për transparencën e procesit. Buri

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

KQZ nis shkatërrimin e CD-ve që kanë regjistruar procesinNga Tema

Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur asgjësimin e CD-ve që kanë regjistruar procesin zgjedhor dhe që kanë qenë alibia për transparencën e procesit.

Burime konfidenciale nga administrata e KQZ i thanë gazetës “TemA” dje se ka filluar djegia e CD-ve të zonave problematike, me arsyetimin ligjor se nuk janë më të nevojshme, pasi s’po i kërkon njeri.

Shkatërrimi i CD-ve vjen pas provave që bëri publike “Faktori Plus”, ku vërejti qartazi se CD-të që kishin regjistruar procesin, ishin prova më e qartë se Kodi Zgjedhor ishte thyer në çdo pikë. CD-të provojnë se fletët e votimit nuk janë filmuar për 4 sekonda, siç parashikon Kodi, kohë e mjaftueshme për t’u bërë të lexueshme. Ata po ashtu nuk kanë regjistruar kokat e procesverbaleve dhe kanë krijuar një gjendje rifuxho në filmim që e ke shumë të vështirë ta hetosh.

“Faktori Plus” provoi po ashtu se CD-të ishin të manipuluara dhe kishte ndërhyrje të qarta në to.

Këto dhe probleme të tjera e bëjnë të pavlefshëm procesin zgjedhor. Pasi ka nisur debatin për djegien e kutive dhe po përqendron vëmendjen aty, KQZ mund të ketë nisur realisht djegien e CD-ve, sipas punonjësve të administratës së KQZ.

Gazeta “TemA” i kërkon KQZ të japë shpjegime zyrtare për situatën e CD-ve të regjistruara, pasi ato janë një nga dëshmitë themelore pse Kodi Zgjedhor nuk është respektuar dhe një nga arsyet e forta pse duhen hapur kutitë e votimit.

Nëse skandali vërtetohet, atëherë ndaj zyrtarëve që kanë urdhëruar asgjësimin, duhet të nisë hetim penal, pasi kemi të bëjmë me zhdukjen e dëshmive të vetme të krimit elektoral në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›