KQZ nis shqyrtimin e projekt-aktit per numerimin e kutive te votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur paraditen e sotme, shqyrtimin e projekt-aktit për numërimin e 368 qendrave të votimit, pas vendimit të marrë më parë nga Kolegji Zgjedhor për zgjedhjet.
Palët janë përfshirë në debat, ndërkohë që menjëherë me votimin e këtij projekt-akti, do të nisë edhe puna për numërimin e këtyre kutive të votimit.
Për këtë procedurë, është parashikuar që të ngrihen 8 grupe numërimi ku secili grup do të marrë në shqyrtim fletët e kontestuara të votimit në të katër kutitë e votimit.
Ndërkohë që partitë politike është parashikuar që të kenë vëzhguesit e tyre në çdo tavolinë numërimi dhe vlerësimi të votave.
E me përfundimin e këtij procesi, KQZ do të miratojë rezultatin përfundimtarë nga ku do të dalë edhe kandidati fitues për zgjedhjet lokale të 8 majit për bashkinë e Tiranës.