E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nis zgjedhjen e ekspertëve kontabël: Asnjë lidhje farefisnore deri në brezin e katërt me drejtuesit partiakë

Gazeta Shqip

Drilona-Hoxhaj, KQZKomisioni Qendror Zgjedhor ka nisur hapjen e pranimeve për të gjithë ekspertët kontabël të licencuar që kërkojnë të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara të partive politike për vitin 2012.

Përmes një njoftimi për shtyp zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se aplikimet e ekspertëve do të vijojnë deri më 15 maj duke shtuar edhe një sërë kriteresh, një nga të cilët është se personat që do të merren  me auditimin e financave të partive nuk duhet të kenë asnjë lidhje farefisnore e as krushqie deri në brezin e katërt me drejtues partish.

Kriteret për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël

1- Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar në 5 vitet e fundit.

2- Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.

3- Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.

4- Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.

5- Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

KQZ nis zgjedhjen e ekspertëve kontabël: Asnjë lidhje farefisnore deri në brezin e katërt me drejtuesit partiakë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›