E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë, pas humbjes spektakolare më 8 maj

joriPak orë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se bashkia nuk merret me politikë, zëvendësja e tij, Jorida Tabaku, ka sulmuar kreun e opozitës, Edi Rama, nga selia e PD-së.

Tabaku ka thënë se Rama ka frikë nga humbja spektakolare e pësuar në Tiranë gjatë zgjedhjeve vendore dhe për këtë arsye ka vendosur që mos të kandidojë në Tiranë.

Sipas saj, qytetarët e Tiranës nuk mund të harrojnë gjithë premtimet e pambajtura nga Rama në 8 vjet dhe ai për këtë arsye ka vendosur që mos të kandidojë në kryeqytet.

Rama kërkon të shmangë kandidimin në Tiranë, pasi nuk u kthen dot përgjigje kryeqytetasve pse e dogji Tiranën me 21 janar, lejet e ndërtimit që ka firmosur në kundërshtim me ligjin, pallatin e bashkëshortes së tij, zhdukja e terreneve të gjelbra, parqeve të lojërave apo rrugëve të shtruara që u ka dalë asfalti elektoral. Qytetarët nuk e harrojnë ish- kryetarin e tyre që u deklaroi se nuk merret me punësimin, as bizneset nuk harrojnë dyfishimin e taksave, deklaroi Tabaku në një konferencë shtypi.

Tabaku ka thënë se asnjë qytet apo komunë në Shqipëri nuk do ta donte kandidimin e Ramës, duke qenë se sipas saj, ai ngado që shkon, ai ndjell vetëm humbje./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›