Tentohet grabitja e mallit në maune në ecje e sipër
12/07/2009 Vjedhja spektakolare, shoferi turk pikas skemën, lajmëron policinë. Prangoset njëri
Kishin zgjedhur formën më të veçantë për të vjedhur maunen me konfeksione që vinte nga Turqia, por kanë hasur në një shofer të zgjuar që ka kuptuar skemën. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd kur dy shtetas, pasi kishin organizuar me detaje vjedhjen, kishin vënë në funksion skemën për të grabitur maunen në ecje.
Vjedhja
Kështu skema mes dy autorëve të vjedhjes ishte që njëri prej tyre me mjetin e tij do t’i dilte përpara maunes me konfeksione, ndërsa tjetri do të ngjitej në pjesën e pasme duke hapur nëpërmjet prerjes mbulesën dhe duke hyrë brenda. Dhe kështu vepruan, por kur gjithçka po ecte sipas planit dhe njëri prej tyre ishte duke hedhur mallrat, zbulohet nga drejtuesi i mjetit, i cili lajmëron edhe policinë. Policia e Elbasanit arrestoi Petrit B. 42 vjeç me banim në lagjen “Skënderbej”, pasi ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim. Shtetasi 42-vjeçari akuzohet se në aksin rrugor Pogradec – Librazhd, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar nga policia, me automjetin e tij tip Benz veturë, i ka dalë përpara mjetit maune tip Volvo me targë 34 AU 5527 e drejtuar nga shtetasi turk Yucel Halit Mukul, 37 vjeç, me banim në Ankara Turqi. Ky shtetas transportonte mallra konfeksione për llogari të firmës EMI TRANS në pronësi të shtetasit Shkëlqim R. me banim ne Tiranë. Vjedhja që kap një shifër prej 50 mijë lekësh të reja është realizuar madje edhe autori në bashkëpunim me tjetrin kanë ngarkuar mallrat në mjetin Benz, por nuk ka mundur të shkojë përtej Librazhdit, pasi është kapur bashkë me mallin brenda automjetit. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i tjetër, i cili ka mundur të largohet duke mos qenë në të njëjtin automjet. Një grup hetimor po punon për identifikimin e autorëve të tjerë në këtë grabitje. Ndaj autorit është ngritur akuza e vjedhjes në bashkëpunim. Sipas informacionit së policisë Petrit B., rezulton të jetë dënuar më parë për vjedhje. Nuk kanë qenë të rralla raste të tilla sidomos pre e sulmit kanë qenë kryesisht mjetet që transportojnë skrap.
SKEMA E VJEDHJES
Shtetasi 42- vjeçari akuzohet se në aksin rrugor Pogradec – Librazhd, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar nga policia, me automjetin e tij tip Benz veturë, i ka dalë përpara mjetit maune tip Volvo me targë 34 AU 5527 e drejtuar nga shtetasi turk Yucel Halit Mukul, 37 vjeç, me banim në Ankara Turqi. Ky shtetas transportonte mallra konfeksione për llogari të firmës EMI TRANS në pronësi të shtetasit Shkëlqim R. me banim në Tiranë. Vjedhja që kap një shifër prej 50 mijë lekësh të reja është realizuar madje edhe autori në bashkëpunim me tjetrin kanë ngarkuar mallrat në mjetin Benz, por nuk ka mundur të shkojë përtej Librazhdit, pasi është kapur bashkë me mallin brenda automjetit.