E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ohri bashkon "tri presidentët"

Në një njoftim të kabinetit të presidentit të Maqedonisë, takimi është vlerësuar i rëndësishëm, në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe komunikimit të ndërsjellë.

Veç tjerash, Ivanov, Topi dhe Sjediu, kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në rajon.

Presidenti Sejdiu ka realizuar edhe një takim të veçantë me presidentin e Maqedonisë, por prononcime për mediat nuk janë dhënë, ndërsa kabinetet e të dy presidentëve thanë se Ivanov dhe Sejdiu, në këtë takim, janë pajtuar të intensifikojnë bashkëpunimin dhe sa më shpejtë të vendosin marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve.

Gjithashtu njoftohet se presidentët e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Ivanov, Topi dhe Sejdiu, kanë rënë dakord, që takimi i tyre i radhës të zhvillohet në Prishtinë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›