KQZ numeron 5 njesi kryeson Basha me 83 vota

Ka përfunduar numërimi i votave të hedhura në kuti të gabuara të qendrave të votimit të njësisë 5 në Tiranë, që i takon KZAZ 49. Pas këtij numërimi, rezultoi se u gjetën 8 vota të vlefshme për kandidatin Lulzim Basha dhe 3 vota të vlefshme për rivalin e tij Edi Rama.
Këto e çojnë në 83 diferencën e votave mes dy kandidateve për kreun e Bashkisë së Tiranës, kur nuk është kryer ende rinumërimi në 6 njësi të tjera bashkiake të Tiranës.
Kjo ishte njësia e pestë bashkiake në Tiranë ku përfundoi procesi i rivlerësimit të votave për kryetar bashkie të hedhura në kutitë e gabuara, një proces ky i nisur në KQZ të shtunën pasdite pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 13 qershor.
Në njësinë 5 u numëruan votat në 224 kuti, të cilat u përkisnin 65 qendrave të votimit të KZAZ-së 49. Të martën në mëngjes nis numërimi dhe rivlerësimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara të njësisë 6 .