KQZ numëron kutitë e KZAZ 20. PD kryeson bindshëm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numrimin e votave në gjashtë kutitë e ardhura dy ditë më parë nga Fushë-Kuqi. Deri më tani ka nisur të numërohet vetëm kutia e parë, e cila përmban 334 vota dhe Partia Demokratike është në një avantazh të dukshëm ndaj Partisë Socialiste. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të fillojë të numërojë edhe kutitë e tjera të ardhura nga KZAZ-të nga qyteti i Fierit.