Lezhë- Shkodër, 2 aksidente në një orë
2 aksidente automobilistike në harkun kohor të 1 ore, janë shënuar në superstradën Lezhë-Shkodër në distancë vetëm 1 kilometër nga njeri-tjetri. Aksidenti i parë ka ndodhur në hyrje të fshatit Balldre, ku një automjet tip Volgsvagen i drejttuar nga Prel Nika, ka përplasur një motorçikletë, që drejtohej nga Simon Popa 60 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Rreth 60 minuta më pas, një tjetër aksident është shënuar në dalje të fshatit Balldre, ku një makinë, e cila drejtohej nga 28-vjeçari Marjan Pemaj është përplasur me një furgon, që drejtohej nga 42 vjeçar Gëzim Zijuka. Në furgon udhëtonin dhe katër pasagjerë. Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që të dy automjetet të dalin jashtë rrugës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur, të dy drejtuesit e makinave si edhe pasagjerët që ndodheshin në të.