E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ numëron njësinë 6 dhe 7, Basha në avantazh

TIRANE- Ne diten e katert te zbatimit te vendimit te Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me numerimin e fleteve te hedhura ne kutine e gabuar per njesine bashkiake numer 6 dhe 7, që i përkasin KZAZ 50, e KZAZ 51.

Tete grupet e numerimit ngritur ne KQZ do te vijojne proceduren e hapjes se kutive dhe numerimin e gjithe fleteve te kontestuara, te paparfshira ne rezultatin paraprak te gares per Bashkine e Tiranes.

Dje u mbyll dita e trete e numerimit, ku pas hapjes se 378 kutivete njesive 4 dhe 5, kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdoi te ruante avantazhin ndaj rivalit socialist Edi Rama.

Ne total gjate dites se djeshme per Bashen jane numeruar 60 vota, ndersa per Edi Ramen 54 vota.

Ne njesine numer 4, numri i votave ka dale i njejte per te dy kandidatet, nga 53 secili, nderkohe qe ne njesine bashkiake numer 5, Basha ka marre 7 vota dhe Rama vetem 3.

Ne total deri diten e djeshme jane hapur 852 kuti nga 1793 qe jane gjithsej per tu hapur ne respekt te zbatimit te vendimit te kolegjit Zgjedhor per numerimin e gjithe votave te gabuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›