E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia, FMN takim me deputetët e PS-së

TIRANE- Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar zhvillojne sot takimin me anëtarët e opozitës në komisionin e Ekonomisë.

Takimi vjen nje dite pas atij te zhvilluar me deputetet e maxhorances ne kete komision e ne qender te te cilit jane ndyrhsimet ne buxhet dhe borxhi i jashtem.

Takimi kryesohet nga shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerwin Bell dhe perfaqesues te FMN, te cilet ndodhen prej disa ditesh ne vendin tone.

Gjate takimit te djeshem ne fokus kane qene ndryshimet ne buxhet ne favor te uljes se deficitit qe ka kapur nivele rekord.

Ne nentor Gerwin Bell e keshilloi qeverine qe gjate vitit 2011 ta mbante deficitin ne nivelin 2.5 % te GDP, nderkohe qe te dhenat reale te fundit tregojne shifra shume me te larta se ajo e keshilluar.

Sipas axhendes pritet qe nesër shefi i misionit të FMN-së Gerwin Bell do të ketë një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Ridvan Bode si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›