E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini-Ashton Procesi elektoral te perfundoje sic duhet dhe sipas Kushtetutes

“Nëse ka një poçes zgjedhor për t’u kontestuar, kjo duhet bërë para komisionit zgjedhor dhe pastaj instancave gjyqësore. Por duhet evituar çdo lloj aksioni jashtë institucioneve, siç është përshembull bojkoti i parlamentit apo nxitja e protestave agresive në rrugë. Gjithçka duhet të zgjidhet në kuadrin e Kushtetutës shqiptare”.

Ky ka qenë prononcimi i ministrit të jashtëm italian, Franko Fratini, lidhur me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

I pranishëm në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, i cili organizoi sot në Luksemburg Forumin për Ballkanin Perëndimor, ai vuri theksin te zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Duke theksuar se “Bashkimi Europian ka bërë një apel shumë të qartë: Të ndiqen të gjitha instrumentet kushtetuese”.

Ndërsa Alain Juppé, ministri i Jashtëm francez ka deklaruar:

“Mesazhi ynë për Shqipërinë është i qartë. Nëse vendi do të që përparojë në integrimin europian, duhet të rivendosë dialogun politik”.

Më tej, Samuel Žbogar, ministri i Jashtëm slloven, lidhur me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ka theksuar se
“mesazhi më i rëndësishëm është që Bashkimi Europian do ta shikojë Shqipërinë që të përparojë”.

“Ne do të dëshironim që në fund të vitit Shqipëria të mund të marrë statusin e kandidatit së bashku me shtete te tjera, por që të arrihet kjo, duhet që problemet politike në Shqipëri të zgjidhen dhe të rivendoset dialogu politik midis dy forcave më të mëdha në vend, të mbyllet procesi elektoral dhe pas kësaj, të gjitha forcat të mund të zgjidhin reformën elektorale, që situata të tillë të mos përsëriten. Por mesazhi kryesore, është se ne shpresojmë, që situata të zgjidhet, pasi kjo do të bëjë të mundur që Shqipëria të ecë përpara”, tha ai.

Në përmbyllje, Catherine Ashton përfaqësuese e lartë e BE-së ka pohuar se “ne duam që procesi elektoral të përfundojë siç duhet”.

“Kur të njihemi me rezultatin, atëherë ne mund të flasim me qeverinë shqiptare dhe opozitën për hapat që do ndërmarrim më pas.

Do të dëshiroja një avancim të qetë, të rregullt dhe transparent të procesit zgjedhor”, përfundoi ajo.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›