Zedhenesja e Ashton Te nise dialogu te pershpejtohen reformat e integrimit
“Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar dhe një herë situatën në Shqipëri dhe ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën aktuale.
Ata u bëjnë thirrje liderëve politikë, që të bëjnë të mundur përfundimin e procesit elektoral në mënyrë të qetë dhe konstruktive, por njëkohësisht në përputhje me të gjitha procedurat përkatëse dhe duke lejuar një proces apelimi transparent dhe në përputhje me kornizën ligjore”.
Kështu është shprehur në një intervistë për “ABC News”, zëdhënësja e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.
Duke shtuar se ministrat e Jashtëm të BE-së po ashtu kanë bërë një thirrje të qartë për rifillimin dialogut politik në vend.
“Këshilli i Ministrave i kërkon po ashtu Shqipërisë për të ecur me ritmin e duhur me agjendën europiane.
Por për ta bërë këtë, vendi duhet të përshpejtojë reformat e integrimit. Fokusi duhet të jenë reformat europiane, forcimin e shteti ligjor, krijimin e një klime politike në përputhje me standardet evropiane”, pohon ajo.
Duke përfunduar se ajo që është e rëndësishme është që ky proces duhet të marrë fund.
“Ne nuk mund të vazhdojmë me procesin elektoral vazhdimisht kështu.
Por ai duhet të marrë fund në përputhje me rregullat dhe ligjet.
Ne duam që të gjitha palët në Shqipëri të sigurojnë që kjo do të ndodhë, pasi nuk mund të vazhdojmë kështu.
Mund të shtoj gjithashtu, që ministrat e jashtëm janë njohur me iniciativën e Këshillit të Europës për të marrë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me reformën zgjedhore në Shqipëri, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Ata kanë bërë thirrje për një reformë elektorale”, përfundoi ajo.