Berisha merr pjesë në samitin e PPE-së
Kryeministri Berisha do të marrë pjesë sot në Samitin e Partive Popullore Europiane, i cili do të mbahet sot në Pallatin e Akademisë në Bruksel.
Kryeministri Berisha do të marrë pjesë edhe në sesionin akademik që do të mbahet me rastin e celebrimit të 35 vjetorit të themelimit të Partive Popullore Europiane, si dhe të 20 vjetorit të drejtimit të PPE-së nga Presidenti Ëilfried Martens, ku do të marrin pjesë kyetare qeverish të PPE-ve dhe liderë të partive të djathta.
Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, kryeministri Berisha do të marrë pjesë dhe në punimet e Forumit të Crans Montanës për Azerbajxhanin, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në hapje të punimeve të këtij forumi.
Gjithashtu në këtë Samit, marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek. Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, zoti Ëilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.