Rama ne Fier Analize post-zgjedhore ne strukturat baze
Deri në shtator, Partia Socialiste do të duhet të zhvillojë analizën e zgjedhjeve të 8 majit bazuar në rezultatet e këtyre zgjedhjeve ndërsa kujdes të veçantë duhet të kenë të zgjedhurit e saj për shpërndarjen e mandateve në këshillin e qarkut.
Këto kanë qenë pikat kryesore të takimit të kryesocialistit Rama me të zgjedhurit e 8 majit për rrethin e Fierit dhe Mallakastrës.
Burime konfidenciale të PS-së në Fier, bëjnë të ditur se në takimin me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar krerëve të zgjedhur dhe anëtarëve të këshillave të pushtetit vendor, t’i konsiderojnë këto mandate si politike dhe te mos deformojnë votën e zgjedhësve.
Takimi nisi në orën 12:00 dhe ka zgjatur rreth 2 orë në sallën e teatrit ''Bylis'' të Fierit.
Sipas burimeve të brendshme të PS Fier, në këtë takim nuk është diskutuar asgjë në lidhje me ndonjë qëndrim të mundshëm politik të PS-së për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
Takimi ka konsistuar thjesht dhe vetëm në rekomandime teknike dhe organizative për fituesit e mandateve të 8 majit.