Numerimi i votave ne KQZ vizite e befte e kreut te OSBE-se
Numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i shoqëruar me debatet të herëpashershme ditën e sotme, nuk ka kaluar pa u vënë re nga kreu i prezencës së OSBE në Tiranë.
Volfarth zhvilloi një vizitë të papritur prej 15 minutash, ku dhe u takua me kryetarin Arben Ristani.
Më pas, shefi i OSBE-së në Tiranë u shpreh se zhvilloi këtë vizitë të rastësishme për të parë se si po vijonte procesi, por pa pranuar të ndajë me median vlerësimin e tij.
Ambasadori Volfarth dhe në tërësi trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, kanë shprehur interes të fortë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, teksa me praninë e tyre gjatë numërimit në KZAZ kanë ndikuar pozitivisht duke qetësuar klimën mes palëve në interes të përfundimit të shpejtë të procesit dhe jo zvarritjes së tij.