KQZ numeron votat e nje qendre votimi ne qarkun Gjirokaster

Pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mjediset e ketij institucioni u numërua kutia e votimit e Qendrës 3410, të ZAZ-së 80 të Qarku Gjirokastër. Pas numërimit të 107 fletëve, rezultoi që PS mori 41 vota, PD, 29 dhe LSI 28 vota. Rezultati pas numërimit të kësaj kutie, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar, duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve, PS me 3 mandate, LSI me 1 mandat dhe PD me 1 mandat. Ndërkohë, KQZ pritet të shqyrtojë ditën e mërkurë, shpalljen e rezultateve për Qarqet Kukës, Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorë.