KQZ nxjerr të dhënat e para: Deri në orën 9 kanë votuar 3.75% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë të dhënat e procesit të votimit për zgjedhjet vendore të ditës së sotme në 61 bashki të vendit.
Sipas të dhënave nga KQZ, deri në orën 9:00, 2 orë nga nisja e procesit të votimit, kanë votuar 3.75 për qind e qytetarëve.
Të dhënat janë marrë nga 2753 nga 5213 Qendra Votimi në total, ndërsa kanë votuar 73947 nga 1974061 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
/rtsh.al/