E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis procesi i votimit në Sarandë / Tre kandidatë “luftojnë” për kreun e bashkisë, midis tyre edhe një i pavarur

Në qytetin e Sarandës ka nisur procesi i votimit për kreun e bashkisë së këtij qyteti. Deri në mbrëmjen e djeshme janë shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore për 52 qendrat e votimit të Sarandës.

Gazetari i Radio Televizionit Shqiptar, Genc Ymeraj bën të ditur se në nisjen e procesit të votimit ka pasur disa probleme të vogla teknike por që nuk kanë penguar aspak vijimin e procesit.  

“Ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë së Sarandës me disa probleme të vogla teknike me një mungesë sporadike të komisionerëve të Partisë Demokratike, por sipas ligjit, gjithçka lejon që procesi të vijojë normalisht”, raporton gazetari Ymeraj.  

Në Sarandë janë thirrur të votojnë sot 40 mijë e 800 votues për kryetarin e bashkisë së këtij qyteti, teksa pritet të jetë një garë interesante pasi nga njëra anë është Partia Socialiste me kandidatin Oltion Çaçi dhe ka pasur një rrjedhje të vogël, pasi Gjergji Mërkuri ka dalë i pavarur. Ndërkohë që për koalicionin “Bashkë Fitojmë” është kandidati Ardit Cikuli, dhe kandidati i Partisë Demokratike, Skënder Muço.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›