Topi: Të bashkëpunojmë për ëndrrën e përbashkët europiane

Presidenti Topi po merr pjesë në "Festivalin Veror" të Ohrit, me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov . Në takimin informal Presidenti Topi u shpreh se e vlerëson që pas takimit të Vlorës vjen menjëherë takimi i Ohrit duke shtuar se është i bindur që pas këtij takimi do të ketë dhe një takim në Prishtinë. "Pra, jemi futur në rrjedha totalisht pozitive për rajonin dhe për vendet tona respektive, pra, ku lidershipi politik mban kontakte të rregullta do të thoja frekuente në funksion të paqes, të dialogut dhe sigurisë në rajon dhe në funksion të asaj ëndrre të përbashkët për t'u integruar në Evropë theksoi Topi. Ai gjithashtu u shpreh se është i bindur që dhe Maqedonia edhe Kosova më vonë do të jenë pjesë të NATO-s, të Aleancës së Madhe për paqe dhe siguri dhe do të jemi të gjithë së bashku pjesë e Bashkimit Evropian.