Webber fitues i Çmimit të Madh të Gjermanisë
Piloti, Mark Webber, është shpallur fitues i Çmimit të Madh të Gjermanisë në Nurburgring. Ishte kjo fitorja e parë në Gjermani e Webber në karrierën e tij në Formula 1. Vendin e dytë e zuri Sebastian Vettel, ndërsa vendin e tretë e zuri piloti i Ferrarit, Felipe Massa. Pikë kanë fituar edhe Nico Rosberg, Jenson Button, Rubens Barrichello, Fernando Alonso dhe Heikki Kovalainen. Pas kësaj gare në klasifikimin e përgjithshëm të piloteve kryeson Button me 68 pikë i ndjekur nga Vettel me 47 pikë dhe Webber me 45.5 pike.