E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ pranon verejtjet e Arvizut per ndikime politike ne vendime Rozeta Rapushi

Anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i japin te drejte Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Aleksander Arvizu, per verejtjet e bera per politizimin e vendimeve te institucionit. Nenkryetari i komisionit, Denar Biba, por edhe anetar i propozuar nga LSI ne kete komision, Ilirian Muho, pohuan dje se nje verejtje e tille qendron, por akuzuan njeri-tjetrin apo administraten per pergjegjesite. Nderkohe qe shprehen serish qendrime te kunderta persa i perket shperndarjes se mandateve te deputeteve ne zgjedhjet e 23 qershorit. Skeme e cila duhet te miratohet, brenda dates 7 mars.

KRITIKAT

Anetaret e KQZ-se, reaguan dje ndaj kritikave te diplomatit amerikan, se ky komision po politizon ceshtje administrative te tij. “Per ceshtjet administrative, politika duhet te qendroje larg pasi per ceshtje te caktuara ka pasur ndikim ne punen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve”, - u shpreh anetari Ilirian Muho. Sipas tij, nje gje e tille duhet te ndryshoje dhe te mos ndikoje ne punen e institucionit. Ndersa nenkryetari i KQZ-se, Denar Biba, ja faturoi pergjegjesine administrates se komisionit. “Une nuk ngarkoj koleget e mi me faje te karakterit politizim te debatit, une po ve gishtin tek administrata e KQZ-se. Nuk kishte ndodhur ndonjehere qe te terhiqej vete projekti i administrates. Cfare e shtyu administraten te risillte projekt te ri, nuk e ka bere ndonjehere, pervec se, interesave te partise ne pushtet, e cila kerkoi me ngulm shtimin e KZAZ-ve”, - komentoi Biba, duke marre si shembull nje projekt konkret te miratuar tashme nga komisioni. Reagimet e anetareve erdhen pasi ne intervisten e tij te pare per kete vit, te dhene ne rrjetin social ne “Facebook”, diplomati amerikan u shpreh i shqetesuar rreth punes ne KQZ. “Kane qene ceshtje qe me kane habitur, pasi kane qene ceshtje administrative, te cilat jane politizuar. Kjo nuk do te ishte ogur i mire per zgjedhjet e 23 qershorit”, - u shpreh konkretisht ambasadori Arvizu, pa vene gishtin ne ndonje ceshtje konkrete ne punen e komisionit.

MANDATET

Shtate marsi eshte afati i fundit, kur Kuvendi duhet te miratoje skemen e re te shperndarjes se deputeteve neper qarqe, bazuar mbi ndryshimet demografike. Por ndonese afatet kohore po afrohen, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte ende i percare, nese duhet te operohet me skemen e vitit 2009, apo risillet nje tjeter projekt pas rrezimit te projektit te pare. Nenkryetari, Denar Biba, tha se Komisioni ka detyrimin ta rifuse vendimin ne rend dite, pasi do te ishte antikushtetuese perdorimi i te njejtes skeme si ne 2009-en. “A mundet Kuvendi te miratoje nje anetare te Gjykates Kushtetuese si anetare te Gjykates se Larte pa ardhur dekreti propozues i Presidentit?! E njejta gje eshte dhe me rastin ne fjale, duhet te vije propozimi nga KQZ dhe te miratohet nga Kuvendi. Persa kohe qe nuk ka nje propozim te tille, por ka nje vendim per te mos marre vendim, Kuvendi nuk e gjen te ligjshem qe te nise nje procedure per miratimin e mandateve. Nuk mund te adaptohet ndarja e mandateve te realizuara ne 2009 ne vitin 2013, do te ishte antikushtetuese”, - u shpreh Biba. Ndersa sipas Ilirian Muhos, KQZ nuk i rikthehet me mandateve. “KQZ ne kushtet kur ceshtja nuk u ankimua ne Kolegj, tashme eshte i detyruar te njoftoje Kuvendin e Shqiperise dhe i takon Kuvendit te ndermarre nje vendim per ndarjen e mandateve”, - u shpreh Muho.

KODI ZGJEDHOR

Procedura dhe periudha e percaktimit te mandateve

1. Si rregull, 4 muaj para dates se fillimit te periudhes zgjedhore, qe i paraprin fundit te mandatit te Kuvendit, Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile me kerkese te KQZ-se, dergon numrin e pergjithshem te shtetasve, si dhe numrin e shtetasve per cdo qark, bazuar ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile.

2. Jo me vone se 15 dite nga marrja e te dhenave, KQZ-ja kryen llogaritjen per caktimin e mandateve per cdo zone zgjedhore, sipas kritereve dhe procedurave te percaktuara ne nenin 75 te ketij Kodi dhe ia dergon menjehere Kuvendit. Kuvendi, me procedure te pershpejtuar, miraton me vendim ndarjen e mandateve.

3. Ne cdo rast numri i mandateve per cdo zone zgjedhore, miratohet jo me vone se 6 muaj perpara fundit te mandatit te Kuvendit. Numri i mandateve per cdo zone zgjedhore, nuk rishikohet ne rast te zgjedhjeve te parakohshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›