KQZ prezanton raportin për PD-në, Ristani kundërshton raportin e OSBE-ODIHRNga "Faktori Plus" Raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 28 qershorit të vitit të kaluar, pranon, se ka patur probleme gjatë numërimit te votave,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
KQZ prezanton raportin për PD-në, Ristani kundërshton raportin e OSBE-ODIHRNga "Faktori Plus"Raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 28 qershorit të vitit të kaluar, pranon, se ka patur probleme gjatë numërimit te votave, por perjashton mundesine e pasaktësive në rezultat.
Kryetari i KQZ Arben Ristani, ka shfrytëzuar raportimin në komisionin e Ligjeve, ku te pranishem ishin vetem anetaret demokratët, per ti cilesuar zgjedhjet e 28 qershorit, si më të mirat dhe më transparentet,edhe pse pikerisht ky proces gjeneroi krizen politike ende te pazgjidhur ne vend.
Duke u referuar kryesisht tek procesi i numërimit të votave, kreu i inistucionit zgjedhor, ka pranuar problemet e evidentuara ne raportin e OSBE ODHIR, por tha, se zgjedhjet nuk mund te quhen te manipuluara,duke pergenjeshtruar ne kete menyre edhe konkluzionin e ketij raporti se ne nje te treten e qendrave te votimit,numerimi ishte i keq ose shume i keq.
Ristani i është referuar gjatë raportimit edhe rastit të Rruzhdijes apo problemeve në Shkodër dhe Fier, për të bërë përgjegjës komisionerët, kryesisht të PS, për shkelje të ligjit gjatë zgjedhjeve. Në këtë pikë, ai i ka kërkuar drejtësisë të hetojë, duke shprehur habi, pse një veprim I tillë nuk është ndërrmarë deri tani.
Por nga hetimi i gjate i prokurorise ne Fier, dolen ne drite shume fakte te pakundershtueshme qe qendrojne brenda kutive, per te cilat mazhoranca kembengul se nuk mund te hapen per shkak te vendimit te gjyqesorit.
Keshtu gjykata e ketij rrethi vendosi të caktojë si masë sigurimi personal, "detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore" per 5 komisioneret e PD. Prokuroria kishte filluar procedimin penal ne 29 QERSHOR 2009 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Myrtaj dhe 4 komisioneret e tjere demokrate, u denoncuan nga anëtarët socialistë të komisionit të qendrës së votimit 3052, pasi po kryenin veprime në kundërshtim me procedurat e votimit dhe kodit zgjedhor, ku votimi bëhej familjarisht si dhe një person votonte dhe për persona, që nuk ishin të pranishëm, pa u futur fare në dhomën e fshehtë.
Për shkak të konfliktit të ndodhur midis anëtarëve të këtij komisioni të PS me anëtarët e PD, ku si shkak,ishte vulosja e fletëve të votimit prej sekretarit Ervin Myftaraj, personave që votonin në mënyrë të hapur dhe për persona të tjerë, anëtarët e Partisë Socialiste u larguan dhe kërkuan zëvendësimin e sekretarit Ervin Myftaraj me një anëtar tjetër të komisionit.
KZAZ Nr.19 liroi nga detyra sekretarin Ervin Myftaraj dhe emëroi si anëtar të komisionit Nazmi Ferzaj. Me vendimin Nr.25 datë 28.06.2009, KZAZ liroi nga detyra e zv.kryetarit të komisionit Pëllumb Ferzaj dhe emëroi zv.Kryetar të këtij kominioni Qazim Ferzaj.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste shkuan më pas në qendrën e votimit për vazhdimin e votimit por nuk u pranuan prej anëtarëve të tjerë të komisionit e si rrjedhojë përfaqësuesit e PS-së u larguan dhe dorëzuan vulën e sekretarit pranë KZAZ-së nr.19.
Më pas Pëllumb Myrtaj, komisioner I PD-së dhe katër të tjerët do të vendosnin për mënyrën dhe rezultatin e votimit në qendrën e votimit 3052, ku ishin listuar 592 zgjedhës.
Si anëtar komisioni Pëllumb Myrtaj bashkë me Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, firmosi procesverbalin model PV-KQV-08 datë 28.06.2009 ora 19:40, të mbylljes së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28 Qershor 2009.
Sipas hetimeve aty janë janë shkelur procedurat ligjore të votimit, në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar më shumë se njëherë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar listën e zgjedhësve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njëkohësisht dhe rezultatin e votimit si dhe është shkelur fshehtësinë e votimit fakte këto të konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik.
Veç kësaj, 80 banorë të fshatit me të drejtë vote, nga 111 që ishin jashtë shtetit, kishin votuar sepse u ishin falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit.
Nga shqyrtimi i listës së zgjedhësve dhe provave të grumbulluara rezultoi se, në qendrën e votimit 3052 u listuan 592 zgjedhës, nuk votuan pa u bërë shënimet 67 zgjedhës, dhe prej atyre që u bënë shënime rezultoi se u falsifikuan firma, numrat serie, të kartave të identitetit dhe pasaportave të 376 zgjedhësve …….
Kryetari i KQZ nuk perfshiu gjate raportimit ne kuvend, kërkesën e 2 anëtarëve të KQZ për të hapur kutitë ashtu sic e parashikon kodi zgjedhor.
Kjo kerkese ishte nje nder pikat me te forta te debatit pas zgjedhor. Opozita e majte deklaroi se mosrespektimi i ketij neni te kodit, i hiqte cdo mundesi pakices te ushtronte kontroll mbi procesin zgjedhor.
Një pikë e cila për Ristanin është cilësuar si sukses ishte fakti se në vendimarrjen e KQZ, në shumicën e rasteve është votuar me konsensus, deklaratë qe bie ndesh me raportin e OSBE ODHIR, ku evidentohet votimi 4 me 3 në vendimarrje të rëndësishme.
Mazhoranca në komisionin e Ligjeve ka votuar e vetme raportin për tja dërguar kuvendit. Ajo ka hartuar dhe një projektrezolute,ku ka parashtruar tezen e mbështetur fort nga demorkatët, se këto zgjedhje nuk janë të kontestueshme.