E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojnë zgjidhjet për krizën, maxhoranca “ofron” vetëm anti-mitingje Nga "Faktori Plus" Skenaret per zgjidhjen e krizës se tejzgjatur politike në Shqipëri duken te pakte. Per te dyten here brenda 5 muajsh, mazhoranca i pergjigjet me antimi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Mungojnë zgjidhjet për krizën, maxhoranca “ofron” vetëm anti-mitingje Nga "Faktori Plus"

Skenaret per zgjidhjen e krizës se tejzgjatur politike në Shqipëri duken te pakte. Per te dyten here brenda 5 muajsh, mazhoranca i pergjigjet me antimiting levizjes se opozites per te protestuar ne rruge kunder qeverisjes. Duke dhene garanci se kriza ka prekur fundin, kryeministri Berisha shpalosi me ane te zedhenesve te vete, se plani i vetem për kapercimin e krizës eshte thellimi i saj.

Fundjaven e shkuar, Partia Socialiste shpalosi planin e protestave qe nisin keto dite dhe finalizohen në 30 prill në Tiranë

Kreu i grupit kuvendor democrat, duket me nje skenar te menduar me pare, tha se mazhoranca do te pergjigjej me nje antimiting.

Por demokristiani nard ndoka e cilesoi si nje perpjekje te deshperuar levizjen e mazhorances, duke kaluar neper rruget e antimitingjeve.

Vendimi I socialisteve per te protestuar deri ne rrezimin e qeverse berisha, e cila nuk pranoi te bente transparence per procesin zgjedhor te 28 qershorit, është marrë në asmablenë kombetare.

Por muaji prill duket se do të jetë shumë aktiv për socialistët, të cilët kanë vendosur të thërrasin më 18 prill dhe kongresin e jashtëzakonshëm.

Si per ta plotesuar mozaikun e antimitingjeve, edhe aleatet e demokrateve, partia qe drejtohet nga ilir meta ka paralajmeruar nje takim ne 26 prill ne kryeqytet. Kesaj levizje i eshte dhene jehone ne gazeten partiake te LSI, duke e lancuar kete takim si mbeshtetje per integrimin europian te vendit.

Antimitigjet janë shfaqur në Shqipëri sa herë që krizat politike kane qene larg zgjidhjeve. Për herë të aprë ato hynë në fjalorin politik të shqiptarëve në SHkurt të vitit 1991, kur Hysni Milloshi nisi nga Përmeti revanshin me Vullentarët e Enverit. Antimintgjet në atë kohë ishin kundërpërgjigje ndaj mitingjeve madhëshotre të Partisë Demorktike në opozitë dhe terrenit që ajo po fitonte në shqoërinë shqiptare.

Por pas një muaji ato u shuan dhe kujtohehsin vetëm si begraund I rezistencës së fundit të ish komunzimit.

Në krizën e vitit 1996 1997 antimintigjet u shfaqën përsëri. Në fillim në Tiranë dhe më pas në disa qytetet si Lushnjë , Kavajë dhe Durrës, Berisha tentoi të mblidhte njerëz në kundërpërgjigje të revanshit me të cilën opozita socialiste po paralizonte vendin. Por në ato mitingje u shafqën vetëm ish nëpunës dhe njerëz të admisnitrtës së larte, duke mos permbushur dot qëllimin për të cilin organzoheshin.

protesta e 8 dhejtorit, ishte sprova e fundit per antimintigje në SHqipëri. Duke përdorur nje datë të shenjt për lëvizjen demokratike në SHqipëri, zoti Berisha u përpoq ti kundërvihej një kërkese demokratike me një lëvizje populiste.

Pushteti ka në dorë ligjet, institucionet dhe përgjësinë për të zgjidhur krizat politike. Kur edhe vet pushteti zgjedh rrugën për të mbajtur pushtetin, atëhere ai jo vetëm që nuk është më një pushtet demokratik dhe shtet ligjor, por shfaq haptazi shenjat e një rregjimi I cili është gati të fus vendin në trazira sociale vetëm që të mos rrezikoj pushtetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›