KLSH akuza drejtësisë për korrupsion Nga "Vizion Plus"Plot 7.3 miliard leke është shuma qe shteti i ka vjedhur vetes, ne tre vitet e fundit. Ky fakt konfirmon luftën e dobët te qeverise kundër korrupsionit, pavarësisht se ajo konsiderohet si një obje
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
KLSH akuza drejtësisë për korrupsion Nga "Vizion Plus"Plot 7.3 miliard leke është shuma qe shteti i ka vjedhur vetes, ne tre vitet e fundit. Ky fakt konfirmon luftën e dobët te qeverise kundër korrupsionit, pavarësisht se ajo konsiderohet si një objektiv madhor i saj. Konstatimi është bere pas 150 verifikimeve te ushtruara nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Ndryshe nga herët e tjera, ne Top Listën e sektorëve ku vidhet me shume, nuk janë me organet e fiskut apo prokurimet. Demi me i madh është kryer ne dhënien me qira apo privatizimin e pronës shtetërore. Gjate raportimit ne komisionin parlamentar te Ekonomisë kreu i KLSH-se, Robert Çeku, fajësoi sistemin e drejtësisë, si shkaktarin kryesor për këto abuzime. Sipas tij, masat qe ka dhënë KLSH nuk gjejnë zbatim nga organi i akuzës, pasi niveli i prokuroreve sidomos ne rrethe, është i ulet. Akuzat e KLSH-se vijnë ne një kohe kur prokuroria e përgjithshme ka kërkuar me force rritjen e fondeve për te përqendruar punën edhe ne luftën kundër krimit ekonomik. Por kërkesat e saj nuk u morën parasysh gjate hartimit te buxhetit 2010.