126 familje të rrezikuara nga korenti, Banorët: Firma ka braktisur punimet në 2008
TIRANË- Dhjetëra fëmijë të një pallati 8 katësh në zonën e Qesarakës janë të rrezikuar çdo ditë ndërsa luajnë pranë kabllove të zbuluara të korentit. Prindërit fajësojnë firmën ndërtuese që sipas tyre e ka braktisur objektin që në 2008 pa e përfunduar, ndërkohë që shumica e parave janë likujduar.
Rasti është denoncuar një muaj më parë në News 24, ndërsa dy persona u goditën nga rryma elektrike duke punuar në bodrum. Fatmirësisht nuk pati viktima.
“Është bërë vend e popuj, pallati është lënë në mëshirë të fatit. Ta dinim kështu s’do kishim blerë shtëpi këtu”, shprehet një banor.
Në pallat jetojnë 126 familje ku shumica kanë fëmijë të vegjël nga 0 në 10 vjec. Frika më e madhe e prindërve mbeten kabllot elektrikë në sipërfaqe që i gjen lehtësisht edhe në korridoret e kateve.
Pronarja e tokës tregon se firma e ka nisur ndërtimin e objektit në 2005 dhe sipas kontratës duhej të kishte përfunduar brenda 3 viteve, pra në 2008.
“Kam dhënë tokën, kam marrë hyrjet që më takonin. Të gjithë banorët nga firma kanë marrë vetëm faqet e murit, të gjitha të tjerat I kanë bërë vetë. Pronari i pallatit ka ikur në drejtim të paditur, as telefonin nuk e hap”, tha Nazmije Deliu.
Rasti është denoncuar një muaj më parë në News 24, ndërsa dy persona u goditën nga rryma elektrike duke punuar në bodrum. Fatmirësisht nuk pati viktima, por situata ka mbetur e pandryshuar. Asnjë instutucion përgjegjës nuk ka reaguar duke nisur nga komuna Dajt.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 126 familje të rrezikuara nga korenti, Banorët: Firma ka braktisur punimet në 2008