KQZ, pro buxhetit për zgjedhjet e pushtetit vendor
Megjithë mungesen e tre anetarëve të opozites, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka miratuar me katër vota pro buxhetin per zgjedhjet e pushtetit vendor që do të mbahen në 8 maj të ketij viti. Kryetari i KQZ, Arben Ristani para fillimin të mbledhjes për diskutimin e buxhetit, duke ju referuar mungeses së tre anetarëve, ka theksuar se kontributi i tyre më i spikatur ka qënë në drejtim të shtimit të fondeve për udhetimet jashtë shtetit.
“Ne jemi propozuar të gjithë prej politikës ka theksuar ai, por nuk kemi lidhje me të, detyra jonë është realizimi i zgjedhjeve në menyrë të ndershme”, ka vijuar me tej Ristani.
Gjatë mbledhjes janë diskutuar të gjitha zërat e buxhetit, nderkohë sa i takon llogaritjes së fleteve të votimit, është vendosur që të merret për baze lista paraprake, duke pasur parasysh faktin se këtë vit ka më shumë zgjedhës.
Në mbledhje është diskutuar edhe çështja e kutive të materialeve zgjedhore, një pjesë e të cilave janë demtuar, me këtë rast është propozuar qe të ngrihet një komision për të bërë vlerësimin e tyre, me qëllim që të zevendesohen me kuti te reja.