E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të LSI

Menjëherë pas dorëheqjes së Ilir Metës nga dy postet që mbante atë të Zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë janë propozuar edhe emrat e parë nga kryesia e LSI. Sipas burimeve nga LSI mësohet se është propozuar në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të parlamentit. Ndërkohë që në vend të tij, numrin dy të parlamentit të jetë Vangjel Tavo.

Ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, propozohet që të marrë përsipër edhe postin e zv.kryeministrit. Por këto propozime do ti paraqiten kryministrit Sali Berisha, i cili pritet që të jap miratimin e tij për këto poste, duke bërë që të mbeten sërish të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›