E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Koalicioni me LSI-në do vazhdojë

Kryeministri Sali Berisha duke bërë publike edhe dorëheqjen e Ilir Metës nga postet qeveritare ka theksuar se koalicioni PD-LSI do të vazhdojë.
 

Në një konferencë për shtyp kryeministri Berisha theksoi se postet të cilat i ka mbajtur Ilir Meta do t`i përkasin sërish Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Zëvendëskryeministri Ilir meta ka paraqitur sot paradite dorëheqjen e tij të parevokueshme. Në arsyetimin e tij për dorëhqejn Meta parashtroi si argumentin më kryesor faktin që ai dëshiron të ndjekë këtë proces në të gjitha aspektet pa imunitet dhe pa pushtet si qytetari Ilir Meta duke vlerësuar që ky është interesi më i mirë i anëtarëve dhe sipmatizantëve që ai përfaqëson i koalicionit dhe vlerat dhe parimeve të tij” theksoi Berisha.

Berisha duke vlerësuar punën e Ilir Metës në postin e ministrit të jashtëm për liberalizimin e vizave theksoi se ky koalicion do të shënojë edhe fitoren e merituar në zgjedhjet lokale të 8 majit.

“Ne diskutuam për angazhimin e mëtejshëm të këtij koalicioni fitoren e sigurtë të zgjedheve lokale dhe natyrisht shpëtimin e Tiranës nga njeriu që e ka kthyer kryeqytetin në betonimin e klaneve që e detyrojnë” shtoi Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të vijojë me objektivat e tij dhe kryesisht në çështjet e integrimit, ekonomisë, politikës dhe çështje sociale në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›