E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, projeksionet: E majta 84 mandate, e djathta 56

(E plotësuar) KQZ ka nisur që të ngjallet dhe të shpejtojë në publikimin e të dhënave që vijnë nga qendrat e numërimit.

Edhe KQZ i jep koalicionit të majtë një avantazh të thellë, duke kapur 84 mandate. Ndërkohë koalicioni i djathtë ka vetëm 56 mandate.

Ndërkohë pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 53.75 përqind.

-Projeksioni në rang kombëtar, koalicioni i majtë ASHE 84, koalicioni i djathtë APMI 56

-Qarku Tiranë, koalicioni i majtë ASHE 19 mandate, koalicioni i djathtë APMI 13 mandate

-Qarku Elbasan, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 6 mandate

-Qarku Durres, koalicioni i majtë ASHE 7 mandate, koalicioni i djathtë APMI 6 mandate

-Qarku Shkodër, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate

-Qarku Fier, koalicioni i majtë ASHE 11 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate

-Qarku Vlorë, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 4 mandate

-Qarku Korçë, koalicioni i majtë ASHE 7 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate

-Qarku Berat, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 2 mandate

-Qarku Lezhë, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate

-Qarku Gjirokastër, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 1 mandat

-Qarku Kukës, koalicioni i majtë ASHE 1 mandat, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate

-Qarku Dibër, koalicioni i majtë ASHE 3 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate

-----

Hasi ka mbyllur procesin zgjedhor, përfshirë edhe numërimin.

Koalicioni i djathtë ka marrë 5 212 vota ose 58.13 % kurse koalicioni i majtë ka marrë 3753 vota, ose 41 %. Në rrethin e Hasin ishin të regjistruar 14 mijë e 200 zgjedhës.

Edhe në Shijak ka përfunduar numërimi i 17 kutive të votimit. Partia Socialiste ka marrë 2 400 vota, PD 1 695, PR 1 213 vota dhe LSI 250 vota.

Procesi i numërimit është mbyllur edhe në Rrethin e Tropojës. Koalicioni i djathtë ka marrë mbi 6 500 vota, ndërsa të majtët rreth 2 100 vota.

--------

Partia Demokratike falenderoi të gjithë komisionerët dhe numëruesit e votave, të cilët sipas saj kanë bërë dhe po bëjnë një punë shumë të mirë. Në një deklaratë për mediat Gerti Bogdani ka thënë se PD do të përmbysë rezultatin.

“Partia Demokratike dëshiron që të falenderojë gjithë komisionerët dhe numëruesit e votave, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë një punë shumë të mirë. Ne vazhdojmë që të besojmë se do të jemi fitues. Këtë e bazojmë në rezultatet e fundit, të cilat tregojnë se mund të përmbysin rezultatin. Nuk duhet të harrojmë se edhe në 2009-n, Edi Rama në këto momente fitonte, por më pas pësonte humbje”, tha Bogdani.

--------

Në të gjitha Komisionet Zgjedhore zonale vazhdon numëimi i votave. Në bazë të rezultateve të pjesshme fitues duket koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste.

Duke iu referua rezultateve te deritanishme, opozita siguron deri ne 84 mandate, nje rezultat qe nuk ishte parashikuar as nga vete drejtuesit e opozites dhe qe e shnderron ate ne nje force kushtetuese ne Parlament. Thuajse ne çdo qark mazhoranca ka leshuar nga nje deri ne dy mandate dhe ketu nuk kane bere perjashtim as zonat qe tradicionalisht njiheshin si qarqe bastion te Partise Demokratike.

Eshte Shkodra qe duhet te kete prodhuar rezultatin me surprize, duke permbysur raportin ne 6 me 5 per te majten, nje rezultat qe çon per here te pare te majten ne avantazh ne kete qark. Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste eshte ne avantazh deri tani edhe thuajse ne te gjithe qytete e tjera te veriut perjashtuar Kukesin.

Ne Fier rezultati i deritanishem tregon per epersi te dukshme te opozites duke shkuar drejt rezultatit 11 me 5, ne mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1. Procesi i numerimit vazhdon edhe ne Tirane, edhe pse me ritme me te ngadalta ku serish rezultati eshte dukshem ne favor te koalicionit te majte. Deri tani flitet per nje raport 19 me 13 ne favor te opozites. Nderkohe qe shifrat e pjesemarrjes ne zgjedhje jane zyrtarizuar ne 53,75 %.

--------------

 Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në daljen e parë për publikun gjatë ditës së sotme, deklaroi se fitorja e Rilindjes do të jetë më e thellë nga sa duket.

Megjithatë Rama u bëri thirrje koordinatorëve, mbështetësve, deputetëve që të presin dhe të jenë të përgjegjshëm deri në numërimin e votës së fundit, në respekt të çdo votuesi.

Po ashtu Rama i dërgoi mesazh kundërshtarit të tij politik Sali Berisha, që si i humbur në këto zgjedhje mund të marrë pjesë në fitoren e Shqipërisë.

"I dërgoj nje mesazh kundërshtarit tonë se ka gjithnjë një kohë për të humbur dhe sot eshte koha për ta bërë këtë me nder në nderin e Shqiperisë duke bashkëpunuar në cdo tavolinë numërimi për të garantuar paprekshmërine e votës. Ky proces duhet të vazhdoja pa pengese, të gjithë ata që duhet të numërojnë votat duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pavarësisht se kush është humbësi dhe fituesi, Eshtë detyrim i barbartë i të dy palëve që ta nxjerrim Shqipërinë të fituar në këtë proces", tha Rama..

-----

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, kryesuesi i Komisionit Ad Hoc për zgjedhjet në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi, zhvilluan takime me liderët e partive kryesore në vend.
Ambasadori Sequi dhe Kukan mbërritën në zyrën e kryeministrit Berisha rreth orës 10:00, ndërsa takimi ka zgjatur vetëm 30 minuta. Menjëherë pas takimit me kryeministrin, ata zhvilluan një takim të shkurtër edhe me liderin e PS-së Edi Rama në selinë rozë.

Pas takimit, Kukan u ndal para gazetarëve ku theksoi sërish rëndësinë që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nënvizoi se liderët politikë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit, raporton BalkanWeb.

“Nëse procesi mbyllet me sukses, atëherë kjo është një fitore për Shqipërinë dhe besoj se do të jetë një shtysë e fortë për integrimin. Ne jemi gati t’ju japim mbështetje. Është përgjegjësi e liderëve politikë për këtë mbarëvajtje të procesit zgjedhor, këto zgjedhje janë vendimtare për vendin, është fitore për gjithë vendin, për integrimin në BE dhe Evropë dhe të ardhmen evropiane”, tha Kukan.

Kukan e cilësoi përgjithësisht të qetë ditën e zgjedhjeve, ndërsa përmendi ngjarjen e rëndë në Laç, ku një simpatizant i LSI-së u vra me armë zjarri, ndërsa një kandidat i PD-së u plagos.

Kreu i delegacionit të PE-së bëri të ditur se kryeministri Berisha e kishte garantuar se do të pranonte verdiktin e qytetarëve.
Ndërkohë, ambasadori Sequi nuk pranoi të jepte asnjë prononcim për mediat, duke paralajmëruar një dalje publike gjatë orëve të ardhshme.

-----

Berat
Lëvizja Socialiste për Integrim 22.86%
Partia Socialiste e Shqipërisë 44.29%
Partia Demokratike 25.06%

Fier
Lëvizja Socialiste për Integrim 11.06%
Partia Socialiste e Shqipërisë 42.30%
Partia Demokratike 22.09%

Korçë
Lëvizja Socialiste për Integrim 11.40%
Partia Socialiste e Shqipërisë 40.40%
Partia Demokratike 32.90%

Lezhë
Lëvizja Socialiste për Integrim 11.77%
Partia Socialiste e Shqipërisë 35.16%
Partia Demokratike 33.47%

Tiranë
Lëvizja Socialiste për Integrim 7.27%
Partia Socialiste e Shqipërisë 45.29%
Partia Demokratike 33.32%

Dibër
Lëvizja Socialiste për Integrim 15.97%
Partia Socialiste e Shqipërisë 33.49%
Partia Demokratike 38.35%

Elbasan
Lëvizja Socialiste për Integrim 12.90%
Partia Socialiste e Shqipërisë 38.17%
Partia Demokratike 28.50%

Gjirokastër
Lëvizja Socialiste për Integrim 17.43%
Partia Socialiste e Shqipërisë 47.84%
Partia Demokratike 21.62%

Kukës
Lëvizja Socialiste për Integrim 9.40%
Partia Socialiste e Shqipërisë 22.85%
Partia Demokratike 52.45%

Shkodër
Lëvizja Socialiste për Integrim 11.77%
Partia Socialiste e Shqipërisë 32.83%
Partia Demokratike 35.53%

Vlorë
Lëvizja Socialiste për Integrim 8.99%
Partia Socialiste e Shqipërisë 48.78%
Partia Demokratike 18.83%

Durrës
Lëvizja Socialiste për Integrim 7.64%
Partia Socialiste e Shqipërisë 39.83%
Partia Demokratike 30.94 %

Qarku Tiranë, koalicioni i majtë ASHE 19 mandate, koalicioni i djathtë APMI 13 mandate

Qarku Durrës, koalicioni i majtë ASHE 11 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate

Qarku Elbasan, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 6 mandate

Qarku Shkodër, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate

Qarku Fier, koalicioni i majtë ASHE 11 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate

Qarku Vlorë, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 4 mandat

Qarku Korçë, koalicioni i majtë ASHE 7 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate

Qarku Berat, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 2 mandate

Qarku Lezhë, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate

Qarku Gjirokastër, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 1 mandat

Qarku Kukës, koalicioni i majtë ASHE 1 mandate, koalicioni i djathtë APMI 4 mandate

Qarku Dibër, koalicioni i majtë ASHE 3 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate

--------------

Të dhënat e fundit zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deri në orën 11:00 flasin për këto rezultate:

TIRANË
Janë numëruar aktualisht 159/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 29 114 vota, APMI 20 315 vota, AK 616 vota dhe FRD 1230 vota.
KORÇË
Janë numëruar deri tani 134 nga 447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 20374 vota, APMI 14898 vota, FRD 330 vota.
KUKËS
Janë numëruar 74 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 5822 vota, APMI 10969 vota, dhe 82 vota FRD.
ELBASAN
Janë numëruar 88 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marrë 11523 vota, APMI 88128 vota, FRD 340 vota.
DURRËS
Janë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 4592 vota, APMI 4504 vota dhe FRD me 86 vota.
FIER
Janë numëruar deri tani 112/576 kuti gjithsej ASHE 24 349 vota, APMI 12 206 vota, AK 191 vota, FRD 537 kurse 1142 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.
LEZHË
Janë numëruar deri tani 69 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 9091 vota, APMI 8285 vota, dhe 83 vota FRD.
BERAT
Janë numëruar deri tani 70/302 kuti ASHE 16023 vota, APMI 6959 vota, FRD 137 vota.
DIBËR
Janë numëruar 53 nga 264 kuti ku ASHE ka marrë 6540 vota, 6071 vota APMI, 323 FRD.
GJIROKASTËR
Janë numëruar 25 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 2946 vota, 1274 APMI dhe 22 vota FRD.
SHKODËR
Janë numëruar deri tani 56/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 8343 vota, APMI 6008, dhe FRD 207 vota.
VLORË
Janë numëruar 87 nga 432 kuti ku ASHE ka marrë 18 029 vota, APMI 8643 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 668 vota, FRD 372 vota kurse AK, 220 vota.

-----------

Vijon përditësimi i të dhënave të ardhura nga qendrat e numërimit të votave nga e gjithë Shqipëria. Nga votat e numëruara deri më tani, koalicioni i djathtë kryeson në disa qytete të veriut ndërsa koalicioni i majtë kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesmarrja në votime është 53.24%. Ndërkohë për sa i përket procesit të numërimit në të gjithë vendin janë numëruar 15% e kutive, sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

-----------

Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit? Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan dje për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme, ndërsa sot ende presin të mësojnë se kush do mund të dalë fitues.

Partia Demokratike, sipas kutive të para të votimit të numëruara është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës, ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesmarrja në votime është 53.24%. Ndërkohë për sa i përket procesit të numërimit në të gjithë vendin janë numëruar 0852 nga 5508 e kutive në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Rezultatet paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Hasi dhe Korça të parët që nisën nga numërimi pasi kutitë e votimit u dorezuan pas asnjë vonese në qendrat e numerimit të votave. Korça është qarku ku numërimi po ecëm më mirë deri më tani.

----------

Përderisa Exit Poll i “IPR Marketing” dhe “Ora News” e kanë nxjerr fitues në Exit Poll Koalicionin e majtë, një Exit Poll tjetër i bërë nga Civitas Albania, prapa të cilit thuhet se është një kompani amerikane, e ka nxjerr fitues koalicionin demokrat.

“Koalicioni i Partisë Demokratike i prirë nga Sali Berisha prinë me 48 për qind kundrejt koalicionit të Partisë Socialiste që prihet nga Edi Rama me 46 për qind”, kanë thënë përfaqësues të Civitas Albanian për ABC News.
Ndërkaq, Komisionet Zgjedhore kanë filluar numërimin e votave por ende nuk dihet se kur KQZ do të dal me rezultatet preliminare të votimeve pasi që dihet se numërimi i votave në Shqipëri shkon edhe me muaj të tërë, bazuar në zgjedhjet parlamentare që janë bërë vite me parë./Indeksonline/

---------

Shqipëria është zgjuar sot nën “ankthin” e rezultatit të numërimit të votave, teksa dje qytetarët shqiptarë patën mundësinë të shprehnin verdiktin e tyre për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Rezultat ky i cili paraqitet minutë pas minute i përditësuar, në varësi të leximit të çdo flete votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, të kutive të numëruara. Ky institucion krahas rezultateve paraprake ka bërë të ditur edhe daljen në zgjedhje të qytetarëve , në nivel vendi dhe sipas qarqeve.
Numri i zgjedhësve që kanë dalë për të votuar, në nivel vendi, sipas KQZ-së është 53.24%, ndërsa pjesëmarrja në votime sipas qarqeve është kjo: Berat 58,27% ; Dibër 69,57% ; Durrës 47,74% ; Elbasan 52,98% ; Fier 48,30% ; Gjirokastër 50,09% ; Korcë 53,24% ; Kukës 58,61% ; Lezhë 50,63%, Shkodër 42,48% ; Tiranë 55,71%; Vlorë 44,35%.

Këto janë rezultatet të publikuara deri në orën 05.46 minuta.

Qarku Vlorë, janë numëruar 25 nga 432, e majta ASHE 61,93%, e djathta APMI 30,74%, Malaj 1,6%
Qarku Gjirokastër, janë numëruar 14 nga 237 e majta ASHE 70,72%, e djathta APMI 28,72%
Qarku Kukës, janë numëruar 33 nga 169 kuti, e majta ASHE 35,67, e djathta APMI 62,84%
Qarku Lezhë, janë numëruar 37 nga 258 kuti, e majta ASHE 50,11%, e djathta APMI 49,80%
Qarku Tiranë, janë numëruar 38 nga 1422 kuti, e majta ASHE 55,29%, e djathta APMI 40.35%
Qarku Korçë, janë numëruar 55 nga 447, e majta ASHE 56,78%, e djathta APMI 42,25%
Qarku Berat, janë numëruar 33 nga 302 kuti, e majta ASHE 66,94%, e djathta APMI 32,42%
Qarku Elbasan, janë numëruar 12 nga 540 kuti, e majta ASHE 55.05 %, e djathta APMI 41.19 %
Qarku Dibër, janë numëruar 22 nga 264 kuti, e majta ASHE 48,46, e djathta APMI, 48,81%
Qarku Durrës, janë numëruar 4 nga 444 kuti, e majta ASHE 33,40%, e djathta APMI 61,58%
Qarku Shkodër, janë numëruar 17 nga 417 kuti, e majta ASHE 65,76%, e djathta APMI 32,74%
Qarku Fier, janë numëruar 44 nga 576 kuti, e majta ASHE 64.19%, e djathta APMI 31.86%./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›