E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku: Me Serbinë mund të ketë fqinjësi të mirë

Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku tha se në Beograd ua ka sqaruar qytetarëve serbë se Pavarësia e Kosovës s’ka kthim mbrapa.

“Gjatë qëndrimit në Beograd ua kam bërë të qartë institucioneve të Serbisë se Kosova është realitet i ri, dhe se me Serbinë mund të ketë vetëm fqinjësi të mire, e asgje tjetër”. Kështu ka thënë ministrja e integrimeve, Vlora Çitaku, gjatë një interviste për Zërin.

Çitaku ka theksuar se gjatë pjesëmarrjes në një konferencë të shoqërisë civile në kryeqytetin serb nuk e ka pasur as më të voglin provokim. Ajo thotë se në të ardhmen do ta vizitojë Luginën e Preshevësm por kjo vizite, siç thotë ajo, nuk mund ta përmisojë shumë gjendjen e shqiptarëve në Luginë sa e përmison normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Ministrja Çitaku thekson se gjatë takimeve në mes të Thaçit e Daçiqit për gjetjen e “formulës” për jetësimin e marrëveshjes politike ka pasur progres të madh, ndërsa takimi i fundit ka qenë më i suksesshmi.

Ndonëse kryeministri serb është deklaruar se është pajtuar me kryeministrin Thaçi që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen më 3 nëntor, kjo për Çitakun nuk do të thotë se Serbia po ndërhyn në kushtetueshmërinë e Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›