KQZ propozon rritjen e komisioneve te numerimit
Ne nje deklarim mediatik dje ky i fundit ka zbuluar disa hollesi te draftit te pergatitur i cili kryesisht i meshon nevojes se disiplinimit te emerimit te komisionereve te nivelit te dyte dhe te trete si dhe shtimit te numrit te qendrave te numerimit. Nga 66 qendra numerimi do te duhet te jene me shume qe te pershpejtohet procesi i numerimit.
Duhet bere ndryshime te atilla ne kod qe do pengonin politikat bllokuese te forcave politike te cilat marrin pjese ne zgjedhje. Partite politike kane nje akses te pakufizuar dhe nje mundesi te pakufizuar qe ti ndryshojne komisioneret deri ne momentin e fundit gje e cila ka sjelle si pasoje futjen ne proceset zgjedhore te njerezve te patrajnuar. Kjo mund te pengohet me nje ndryshim te thjeshte ligjor tha Ristani.
Ne te vertete ky problem i hasur shpesh ne pergatitjen procesit zgjedhor eshte nje perseritje e kerkesave te KQZ e cila ka bere te njohur faktin se kjo e drejte e partive politike shoqerohet me kosto te medha edhe ekonomike. Keshtu procesi i detyrueshem i trajnimit te komisonereve behet i pavlere nga zevendesimet e oreve te fundit te cilat me se shumti lindin nga nevoja e militarizimit te mjedisit institucional qe administron procesin elektoral. Me rendesi eshte ketu edhe ideja e shtimit te vendeve te numerimit te votave te cilat kane si veshtiresi kryesore adaptimin e ambienteve dhe plotesimin e tyre me kerkesat teknologjike qe parashtron ligji.
Ne raport me pretendimet politike qe kane te bejne me Kodin Zgjedhor keto sugjerime ngjajne siperfaqesore por ndoshta edhe synimi per te qene i distancuar nga politika ka diktuar qe ato ti referohen vetem aspektit teknik te procesit. Ne nje veshtrim tjeter pra me ate qe do te merrte ne shqyrtim pretendimet e Partise Socialiste per procesin e fundit sugjerimet e bera nuk duket se japin ndonje zgjidhje konkrete. I vetmi moment i konformimit politik ne draftin e zbuluar nga Ristani eshte gatishmeria e shprehur prej tij sa i perket votimit elektronik qe per opoziten as qe ka hyre ne axhende per shkak te mungeses se besueshmerise. Jane te mundshme per tu bere po dhe keto kerkojne ndryshime ligjore te cilat duhen shoqeruar me nje konsesus te gjere te forcave politike pra ato duhet te bien dakord per tu bere dhe e mira do te ishte qe dakordesia e tyre te ndodhte sa me shpejt te jete e mundur sepse jane procese te cilat duan kohe fizike te gjate per tu implementuar dhe nderkohe fillon numerimi mbrapsht drejt dites se zgjedhjeve tha kreu i KQZ.